Skuadra e Adës së Velipojës do të vazhdojë që të drejtohet nga trajneri shkodran Ilir Dibra.
Ashtu siç ka deklaruar trajneri lezhjan Ridvan Kulli erdhi tek Ada deri në janar dhe tashmë pas përfundimit të kësaj marrëveshjeje është larguar. Velipojakët vijojnë stërvitjen për t’u bërë gati për kampionatin që rikthehet me 6 shkurt. Trajneri Dibra thotë se ekipi gjenden në pozita të vështira duke qenë se mban vendin e parafundit por do përpiqen që ta kapërcejnë. Tekniku Dibra bën të ditur edhe disa futbollistë që i janë afruar Adës në këtë merkato të janarit. Presidenti i Adës Alfred Pjetri ka emëruar zëvendëstrajner Ersi Çakun i cili aktualisht është edhe futbollist i këtij ekipi dhe që më parë ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit tek Ada.