Ada e Velipojës arrin fitoren e parë në këtë fillim të kampionatit. Velipojakët kanë mundur me rezultatin 2-0 ekipin e Burrelit në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Ada zhvilloi një lojë më të mirë dhe shënoi nga një gol në secilën pjesë. Në minutën e 40’ është Kim Ho që realizon një gol të bukur duke shmangur mbrojtësin dhe duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Në fillimin e pjesës së dytë mesfushori Stivi Vecaj shënon një eurogol nga rreth 35 metër me një goditje spektakolare. Trajneri i Adës Alban Noga është i kënaqur me fitoren.
TRAJNERI NOGA: MUND TË LARGOHEM PËR ARSYE PERSONALE
Trajneri Noga thotë se më shumë mundësi do të tërhiqet nga drejtimi i Adës për arsye personale.
Futbollisti shkodran Suad Kaloshi që luan me Burrelin tha se fitorja e Adës ishte e merituar.
Ada pas kësaj fitoreje në javën e 4 të kampionatit shkon në kuotën e 4 pikëve duke lënë kështu fundin në tabelën e renditjes.