Ada e Velipojës nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 ndaj Besës. Barazimi nuk është aspak në favor të Adës e cila këtë sezon objektiv të saj ka mbijetesën. Të parët që shënojnë janë miqtë me anë të Sallakut në minutën e 68-të. Sulmuesi i Adës Kabuni barazon në minutën e 77-të. Kur pritej reagimi i Adës, kavajasit përfitojnë nga një autogol i Kolës duke çuar në 1-2 rezultatin.

Është Drabeja ai i cili bën që Ada të marrë të paktën barazimin me golin e realizuar në minutën e 94-ërt. Zëvendëstrajneri Ilir Dibra tha se pritet të ketë shumë ndryshime tek Ada. Trajneri i Besës Ylber Zani u shpreh se gjykimi ishte i njëanshëm ndërsa tha ekipi i tij duhej ta fitonte ndeshjen ndaj Adës. Ky barazim prish llogaritë e Adës për vazhdimësinë. Burime pranë presidentit të Adës Alfred Pjetrit bëjnë me dije se në janar pritet një fshesë tek kjo skuadër për të larguar një numër të konsiderueshëm futbollistësh të cilët duket se nuk e kanë justifikuar besimin.

Artikulli paraprakBASHKIA SHKODËR PROPOZON 30% TË ULJES SË TAKSAVE VENDORE
Artikulli tjetërBASKET MESHKUJ, VLLAZNIA KALON NË GJYSMËFINALE TË KUPËS