Emërimin e trajnerit të ri të Adës Ridvan Kulli, presidenti i këtij klubi Alfred Pjetri e quan pozitiv dhe vjen në një moment jo shumë të mirë për këtë skuadër.

Pjetri nuk ia vë fajin teknikut Ilir Dibra por ka menduar për përmirësimin e stafit teknik. Presidenti i Adës shprehet se tashmë bashkëpunimi me Ridvan Kullit dhe Ilir Dibrës në pankinë do të sjellë rezultate pozitive dhe thotë që sa më i gjërë të jetë stafi aq më mirë është për ekipin. Duke folur edhe për situatën e Adës e cila aktualisht renditet e parafundit me vetëm 6 pikë presidenti Pjetri shprehet se është ende herët për të diskutuar mbijetesën duke qenë se kampionati është i gjatë dhe Ada ka shanse për të dalë nga kjo situatë. Ada e nisi mirë këtë sezon me rezultate pozitive por në ndeshjet e fundit ka hasur vështirësi në arritjen e rezultateve ndaj edhe është bërë e mundur zgjerimi i stafit teknik të Adës.

Artikulli paraprakRRËZIMI I AVIONIT RUS, TURQIA PUBLIKON VIDEON 3D
Artikulli tjetërRENZI – HOLLANDE: DUHET NJË KOALICION KUNDËR ISIS