Ada e Velipojës ka ndërruar vendet me Mamurrasin duke dalë e fundit në renditje pas humbjes që velipojakët pësuan me këtë ekip.

Mamurrasi mori një fitore në shifrat 3-1 ndaj Adës duke dalë kështu në vendin e parafundit edhe pse të dy ekipet kanë pikë të barabarta me nga 12 secila. Mamurrasi ka golavarazh më të mirë dhe në ndeshjet direkte ka bilanc më të mirë. Mamurrasi e nis më morë lojën ndaj Adës teksa Maho ka një mundësi për të kaluar në avantazh. Ky rast pasohet edhe nga të tjerë teksa protagonist bëhen Përgjini, Tahirllari dhe Myrta por porta e Adës mbet e paprekur. Pa mbaruar pjesa e parë, në minutën e 43’ vendasit gjejnë golin e parë teksa Myrta kroson në zonë dhe Tahirllari godet saktësisht duke kaluar ekipin e tij në avantazh. Edhe në pjesën e dytë Ada nuk del në lojën e saj teksa Mamurrasi shfrytëzon edhe faktorin fushë duke luajtur më mirë. Maho afrohet pranë zonës së Adës por pengohet nga mbrojtja dhe merr një faull. Maho merr përsipër ta godasë dhe është i saktë duke shënuar golin e dytë dhe të qetësisë për ekipin e tij. Në disavantazhin e dy golave gjithçka bëhet më e vështirë për Adën. Një minuta më pas velipojakët gagojnë në pasime dhe sërish përfitojnë lojtarët e Mamurrasit teksa Gjonpalaj pas një harkimi në zonë godet saktësisht duke realizuar golin e tretë. Në minutën e 67’ mbrojtja vendase gabon në rreshtim dhe një top të ardhur nga mesfusha Puka e shfrytëzon mjaft mirë duke e kthyer në gol dhe duke ngushtuar diferecën në 3-1. Edhe pse ka ende kohë miqtë administrojnë lojën. Me këtë humbje Ada tashmë rrezikon më shumë se kurrë rënien nga Kategoria e Parë duke qenë se ndodhet në vendin e fundit me vetëm 12 pikë ndërsa javën e ardhshme luan sërish në transfertë me Ilirinë.

Artikulli paraprakBASKET DJEM, VLLAZNIA MUND PA PROBLEME PARTIZANIN
Artikulli tjetërNXIRRET TRUPI I HELIKOPTERIT NË MALËSI TË MADHE