Rektorati i Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” njofton gjithë studentët që ndjekin studimet në këtë universitet në të dy sistemet, ditën dhe part-time, se bazuar nëurdhrin nr. 10 datë 07.01.2017 tëMinistrit tëShëndetësisë mësimet rifillojnë me datën 16.01.2017.

Riprovimet e planifikuara të zhvillohen nga data 9.01.2017 deri 14.01.2017 do të zhvendosen nëjavën pas sezonit të riprovimeve të planifikuara. Datat e riprovimeve të kësaj jave do të shpallen në fakultete dhe faqen web të universitetit brenda ditës së marte, datë 10.01.2017.  

Riprovimet e parashikuara nga data 16.01.2017 e në vazhdim nuk ndryshojnë, do të zhvillohen sipas planifikimit të bërë.

Artikulli paraprakTRE ELEKTRIÇISTË BLLOKOHEN NGA BORA NË VERI
Artikulli tjetërSHËNOHET VIKTIMA E PARË NGA TË FTOHTIT NË VEND