Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës i ka kërkuar Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë
që këtë eksperiencë pozitive në Bashkinë e Shkodrës për trajtimin e fëmijëve jetim dhe me aftësi ndryshe jashtë institucioneve rezidenciale të vazhdohet më tej edhe për jetimët që trajtohen në Institucionet e përkujdesit rezidencial. Ceshtjet sociale, jane nje prioritet i bashkisë së Shkodrës dhe një propozim të tillë, zonja Ademi ia ka paraqitur edhe ne konferencen kombetare per kujdesin social, ku është shprehur se roli i bashkive në këtë fushë duhet të rritet dhe te kete nje sistem ndryshe sa i takon perkujdesjes ndaj jetimeve dhe personave ne nevoje .