Bashkia Shkodër ka futur në sitë një sërë institucionesh dhe njësitë administrative.
Në shumë prej tyre ka patur një audit të brendshëm të bashkisë, gjë të cilën e bën të ditur kryebashkiakja Voltana Ademi. Një prej njësive administrative më problematike pas auditit të bashkisë është Guri Zi ndërsa kontrollet vijojnë edhe në njësi të tjera. Këto audite të thelluara të bashkisë kanë për qëllimin përmirësimin e funksionimit të institucioneve. Një risi thotë kryebashkiakja do të jetë edhe publikimi i prokurimeve apo tenderave në faqen zyrtare të bashkisë Shkodër. Këto deklarata kryetarja e bashkisë Voltana Ademi i bëri gjatë një inspektimi të saj në terren.