Pushteti Qëndror ka menaxhuar më së shumti fondet për zhvillimin e Rajoneve sesa të bashkisë Shkodër, kështu shprehet kryebashkiakja,

Voltana Ademi në kursin socio-politik që zhvilloi më të rinjtë e qytetit të Shkodrës mbi temën, “Qeverisje Vendore, Financat dhe Sfidat”.

Ndërkohë Ademi u shpreh se pjesa më e madhe e të ardhurave janë nga vetë pushteti vendor që mblidhen nga taksat ndërsa pjesa e tjetër nga pushteti qëndror të cilat janë për ushtrimin e funksioneve të transferuara nga ky I fundit.

Kryebashkiakja Ademi tha se për bashkinë Shkodër 38 % e fondeve janë të kushtëzuara ndërsa 60% e tyre janë nga qeveria të cilat vendosen me parlament si do te menaxhohen.

Ndërkohë Ademi e vuri theksin tek Decentralizimi Fiskal I cili nënkupton: Transferimin e përgjegjësive dhe të drejtës së kryerjes së shpenzimeve, Rritjen e të ardhurave të qeverisjes vendore por që sipas saj është një fenomen që ka ndodhur vonë në vendin tonë.

 

Artikulli paraprakVLLAZNIA ANALIZË TË HOLLËSISHME
Artikulli tjetër“INCLUSION”, PROJEKTI PËR PUNËSIMIN E “PAK”