Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi dhe ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë inspektuar sëbashku qendrën e re shëndetësore në njësinë Bërdicë e cila sapo është rikonstruktuar.

Edhe pse nuk kishte një njoftim për një takim të përbashkët kryebashkiakja dhe ministrja janë gjendur të dyja sëbashku në qendrën shëndetësore në Bërdicë.

Ademi para ministres Manastirliu kërkoi nga ana e qeverisë financimin për disa qendra të tjera shëndetësore.

Në përgjigje të kryebashkiakes Ademi, ministrja Manastirliu nga ana e saj tha se qeveria shqiptare ka programin e 300 qendrave shëndetësore në ato zona ku qytetarët e kanë më të nevojshme.

Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu pas Bërdicës ishte edhe në disa qendra të tjera shëndetësore duke parë nga afër situatën.

Artikulli paraprakSHKODËR, 120 FRAKTURA NGA BORA
Artikulli tjetërZAGORË, BANORËT APEL PËR NDIHMË NË STAR PLUS