Arsimi profesional është e ardhmja e brezit të ri. Kjo është motoja e një takimi rajonal të zhvilluar në Shkodër në praninë e kryetares së bashkisë Voltana Ademi dhe ministrit të mirëqënies sociale Blendi Klosi.
Kryebashkiakja tha se është e gatshme të bëjë ndërlidhjen me biznesin dhe pushtetin qëndror. Ministri Klosi vlerësoi 4 shkollat e mesme profesionale të Shkodrës. Gjatë këtij takimi morën pjesë edhe përfaqësues të biznesit në Shkodër të cilët shprehën gatishmërinë e tyre për të ofruar vende pune për të rinjtë që kryejnë arsimin profesional.