Partia Demokratike e Shkodrës tashmë është futur në procesin e saj zgjedhor, një proces në të cilin do të përzgjedh strukturat e reja që nisin që nga seksionet, grupseksionet dhe deri tek kryetari i ri i cili do të pasojë në këtë post kreun aktual Ramiz Çobaj, pas një mandati katër vjeçar.

Në këtë mënyrë ditët e fundit janë në diskutime se si duhet bërë ky proces zgjedhor për të përmbushur me korrektësi udhëzimin e nxjerrë që në maj të këtij viti nga kryetari i PD Ramiz Çobaj.

Star Plus përcolli disa prej zhvillimeve në radhët e PD Shkodër e cila ashtu si çdo degë do të realizojë procesin e zgjedhjeve brenda familjes demokrate.

Në këtë mënyrë para pak ditësh u zhvillua edhe një mbledhje në të cilën mori pjesë e kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi.

Kjo e fundit përmes një komunikimi me Star Plus ka hedhur poshtë zërat nga radhët e PD se ka kundërshtuar udhëzimin e kreut të të Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Star Plus ka arritur qw tw sigurojw edhe procesverbalin e mbledhjes sw zhvilluar. Kryebashkiakja i ka bërë të ditur Star Plus se gjatë mbledhjes ka dhënë një në mënyrë të shkurtër një mendim të sajin që sipas Ademit nuk ka lidhje me kundërshtinë ndaj kreut të PD Basha.

Ademi tha se një gjë të tillë mund ta kishte bërë në Tiranë po të kishte dashur në momentin kur ka dalë udhëzimi por kryebashkiakja tha se një gjë e tillë nuk qëndron.

Po ashtu kryebashkiakja siguroi se nuk ka asnjë pretendim për të qenë në krye të PD Shkodër por do vijojë të drejtojë bashkinë duke qenë se qytetarët e kanë votëbesuar dhe natyrisht

duke dhënë kontributin e saj në procesin e zgjedhjeve në radhët e PD sipas udhëzimit përkatës.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, BIG MARKET FESTON DY VJETORIN
Artikulli tjetërMINISTRJA AUSTRIAKE VIZITON SHKODRËN