Ka përfunduar rruga Oblikë- Obot në Njësinë Administrative Ana e Malit të Bashkisë së Shkodrës.

Bëhet fjalë për një investim me vlerë 12.4 milion lekë nga të ardhurat e vetë Bashkisë së Shkodrës, investim që ndikon direkt në përmirësimin e standarteve të jetesës për 1000 banorë.

Në bashkëbisedim me banorët kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi ka folur për investimet e realizuara në këtë zonë gjatë tre viteve të fundit,

teksa ka njoftuar edhe lajmin e mirë për punësimin gjatë stinës së dimrit të banorëve nga familjet e varfëra falë një projekti të mbështetur nga donatorë.

Rruga e Obotit ka një gjatësi 1350 ml, gjërësi 3.5 m dhe ka një impakt pozitiv të padiskutueshem për këtë zonë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, POLICIA MUNGESA OFICERËSH DHE LOGJISTIKE
Artikulli tjetërRAMA SULMON KRERËT E PS-SË NË RRETHE