Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës zj. Voltana Ademi ka inspektuar punimet në rrugën e varrezave në Beltojë, Njësia Administrative Berdicë.
E shoqëruar nga banorë të zonës, kryepleq të fshatrave dhe administratori i NJA Aleksandër Pashuku, zj. Ademi ka parë nga afër ecurinë e punimeve, ka bashkëbiseduar me drejtuesit e kompanisë që kryen punimet dhe me banorët e zonës.
Kjo vepër është investim i Bashkisë së Shkodrës me një vlerë rreth 7 milionë lekë dhe është parcaktuar si prioritet nga vetë banorët e zonës.