Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, inspektoi punimet në rrugët “Pjetër Spani” dhe “Dhimitër Frangu”, në afërsi të Spitalit Rajonal të Shkodrës.
Ademi u shpreh se do t’i jepet fund njëherë e mirë problematikës së banorëve.
Kryetarja Ademi reagoi gjithashtu edhe për prishjen e pistonave në fillim të vënë pak muaj më parë në afërsi të godinës së bashkisë.
Sipas saj, është bërë procedim në polici dhe në prokurori për këtë rast dhe po bëhet analizë se si do të veprohet në vazhdimësi.
Investimi në këto rrugë është pjesë e programit të Bashkisë Shkodër, duke i dhënë fund njëherë e mirë infrastrukturës së dobët.