Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi ka inspektuar ecurinë e punimeve në tre kantiere të hapura në qytetin e Shkodrës.
Fillimisht ajo është ndalur në bllokun e pallateve tek Vasiejt, investim i Bashkisë së Shkodrës me vlerë 54 milion lekë.
Gjatë takimeve me banorë dhe me përfaqësues të firmës që po kryen punimet, Ademi ka konstatuar se po punohet me ritme të shpejta dhe me cilësi.
Më pas inspektimi ka vijuar në bllokun Xhabije, ku po punohet me ritme të kënaqëshme për të transformuar një zone ku nuk është ndërhyrë prej rreth 30 vitesh.
Investimi në këtë projeKt arrin vlerën e 465 milion lekëve dhe banorët janë të kënaqur nga puna që po realizohet.
Etapa e fundit e inspektimeve ishte blloku Xhabije, Bulevardi „Zogu 1“, ku investimi arrin vlerën e 132 milion lekë.
Transformimi do të jetë total, siç ndodh në të gjitha ndërhyrjet që realizohen nga Bashkia e Shkodrës, duke nisur nga infrastruktura nëntokësore, asfaltimi, trotuaret, ndriçimi dhe tek sinjalistika horizontale dhe vertikale.