Projekti për hyrjen e qytetit të Shkodrës që u bë publik nga bashkia Shkodër si një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit është ndalur për momentin. Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi sqaron se ky projekt parashikon që rruga në hyrje të qytetit ngjitur me pedonalen të ngritet në një nivel 2 metër mbi pedonalen, gjë e cila teknikisht për kryebashkiaken Ademi është e pamundur ndërsa tregon arsyet.

Këto vonesa e vështirësojnë qarkullimin në hyrje të qytetit ndërsa Ademi thotë se është një ndërhyrje emergjente që duhet bërë për hyrjen e qytetit dhe shpreson që të gjendet një marrëveshje sa i përket lartësisë së rrugës.

Kryebashkiakja Ademi ishte në lagjen Xhabiej për të inspektuar punimet që kanë nisur në rikonstruksionin e një rruge mes një blloku pallatesh.

Investimet në infrastrukturë nga ana e bashkisë Shkodër do të vijojnë edhe në zona të tjera të qytetit.

Artikulli paraprakRIATDHESIMI I 4 FËMIJËVE NGA SIRIA, RAMA PREMTON NGA RINASI: DO TË KTHEJMË DHE PJESËN TJETËR NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërPERSONAT ME AFTËSI TË KUFIZUAR: KËRKOJMË VËMENDJE