Nevoja dhe kërkesat për punë në bashkinë Shkodër janë të konsiderueshme.

Kjo u bë e ditur nga kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi gjatë panairit të punës që u zhvillua me aktorë të ndryshëm si bizneset, arsimi profesional, dhoma e tregtësisë dhe drejtoria rajonale e punës. Drejtorja rajonale e shërbimit kombëtar të punës në Shkodër Rozafa Zmijani bëri të ditur shifrat zyrtare duke thënë se punëkërkuesit e papunë kalojnë shifrën e 5 mijë personave. Panairi i punës ka shërbyer edhe si një mundësi lidhjeje më të ngushtë mes bizneseve me institucionet por edhe të rinjtë që kanë nevojë për punësim.

Artikulli paraprakSHPËRTHEN TRENI NË BULLGARI, VDESIN KATËR PERSONA
Artikulli tjetërRITA ORA FLET PËR SHQIPËRINË: ËSHTË ÇMENDURI, JO TË GJITHË E NJOHIN