Kishte deklaruar se në bashkinë Shkodër ka korrupsion por që nga ajo deklaratë ndryshimet e kryetares së bashkisë Voltana Ademi brenda institucionin që drejton janë të pakta sepse pjesa më e madhe vijojnë të jetë në punë.

E pyetur se përse nuk ka bërë ndryshime kryebashkikja tha se korrupsioni është sistem dhe se tashmë qytetarët ndalen tek zyrat me një ndalesë dhe jo në zyrat e kryetarit, nënkryetarëve apo drejtorëve. Kjo tregohet edhe me fakte teksa është rritur ndjeshëm numri i kërkesave tek zyrat me një ndalesë por edhe përgjigjet që qytetarët kanë marrë. Kryebashkiakja pranon se është një sfidë e vështirë por kjo mënyrë sipas saj e redukton korrupsionin që mund të ketë qenë brenda bashkisë. Në të ardhmen synohet që shërbimi tek zyrat me një ndalesë të jetë edhe më i mirë ndërsa bashkia Shkodër ta zgjerojë këtë shërbim edhe në njësi të tjera ku mungon apo ka probleme.

Artikulli paraprakAKU: KËTË VIT NDËRGJEGJËSIM MË I MADH I SUBJEKTEVE PËR USHQIMET
Artikulli tjetërITALIA NË ALARM, DROGË NGA SHQIPËRIA ME MOTORRË UJI