Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi ka lënë zyrën e saj dhe për herë të parë ka takuar futbollistët e Vllaznisë në fushën e stërvitjes.

Ky takim ka ardhur përpara ndeshjes së rëndësishme në Kupë me Skendërbeun. Kryebashkiakja tha se nuk ka një donator afër Vllaznisë dhe se bashkia është në kërkim për ta gjetur. Për periudhën 6 mujore pa takuar lojtarët u shpreh se ka ardhur nga problemet që kishte klubi kuqeblu ndërsa dha mbështetje për këtë vit. Kryebashkiakja nuk u përgjigj për deklaratat e ish-administratorit Neritan Kalamishi apo drejtorit aktual Armir Grima por la të kuptohej se qasja e saj nuk ka ndryshuar për Vllazninë. Ademi bashkë me kryetarin e bordit Shpëtim Quku dhe administratorin Astrit Gjyrezi ka ndjekur nga afër stërvitjen e Vllaznisë ndërsa ka parë edhe mjediset e fushës “Reshit Rusi” duke dhënë një sinjal se aty mund të ketë investime të tjera.

Artikulli paraprakVLLAZNIA, CUNGU: KUPA JO OBJEKTIV POR DUAM MAKSIMUMIN
Artikulli tjetërLIGJI I PRONAVE, NISHANI E DËRGON NË GJYKATËN KUSHTETUESE