Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka quajtur të drejtë vendimin e Presidentit Ilir Meta për shtyrjen e zgjedhjeve vendore

Pavarësisht se kryeministri Rama deklaron se me 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet vendore duke mos marrë parasysh shtyrjen që bëri Presidenti Meta, kryebashkiakja Ademi tha se nuk ka asnjë arsye që ajo ta lëshojë zyrën e saj sepse për të çdo vendim tjetër pas atij të Presidentit është i jashtëligjshëm.

Kryebashkiakja duke folur edhe njëherë për deklaratën e saj të bërë në emisionin “Tonight” në Star Plus se do kisha patur dëshirë të gjuaja me molotov edhe pse nuk di e ritheksoi edhe njëherë se molotovi apo mjete të tjera janë për të bërë zhurmë në protesta në mënyrë që zëri i opozitës të dëgjohet.

Kryebashkiakja tha se Shqipëria është në një situatë kritike dhe përgjegjësit që sipas saj është qeveria duhet të tërhiqen dhe të reflektojnë.

ADEMI: MBËSHTES VENDIMIN E PRESIDENTIT META

Artikulli paraprakSHKODËR, DITA E ARTIZANËVE DHE ZEJTARËVE
Artikulli tjetërQYTETARËT: SHTYRJA E ZGJEDHJEVE VENDIM I DREJTË