Kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi takoi anëtarët e shoqatës së artizanëve në Shkodër për të dëgjuar nga afër kërkesat e tyre që mund të plotësohen nga pushteti në nivel lokal apo qendror.

Ademi u premtoi artizanëve ulje taksash si dhe mbështetje për përfaqëimin dinjitoz të tyre në rang kombëtar e ndërkombëtar. Për kryetarin e shoqatës së artizanëve të Shkodrës Zef Gjinin, kontrata e nënshkruar me bashkinë për përdorimin e hapësirave u jep atyre mundësi të shesin produktet.

Pjesë e këtij takimi ishin edhe artizanë nga qytetae të ndryshme të shqipërisë, nga Tirana Elbasani dhe Gjirokastra. Është viti i 5-të që Bashkia Shkodër organizon ditën e artizanatit dhe zejeve. Ndërkaq shoqata e artizanëve shërben si avantazh për të bërë të njohur edhe jashtë kufijve të vendit kontributin e artizanëve dhe procesin e ruajtjes së traditës në vendin tonë.

Artikulli paraprakDITA E ARTIZANATIT DHE ZEJEVE NË SHKODËR
Artikulli tjetërSHPËRTHEJNË UJRAT NË GOLEM, BANORËT: TË NDËRHYHET