Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi i ka kthyer përgjigje deputetit britanik John Gorgan i cili tha një ditë më parë se e ka inkujaruar kryebashkiaken që të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit.
Ademi sqaroi se e ka takuar deputetin britanik jo një një takim zyrtar por gjatë ndeshjes Shqipëri-Turqi. Kryebashkiakja mohoi se ka folur me deputetin britanik për procesin zgjedhor.
Kryebashkiakja e pyetur edhe për deklaratën e kryeministrit Rama një ditë më parë se Shkodrën do ta bëjmë si Vlora, u shpreh se Shqipëria nuk mund të bëhet me batuta dhe nuk dëshiron që Shkodra të bëhet si Vlora kur atje ka një numër të lartë të zhdukurish dhe persona të vrarë.
Sa i përket zgjedhjeve të 30 qershorit kryebashkiakja tha se do respektojë ligjin por edhe qasjen politike të PD-së ku bën pjesë apo edhe thirrjen e njerëzve duke lënë të nënkuptohet se do t’i bindet vullnetit politik të demokratëve për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Për kryebashkiaken ndërkombëtarët që lëshojnë deklarata në mbështetje të qeverisë në Shqipëri nuk e njohin siç duhet situatën.