Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi i ka kthyer përgjigje banorëve të lagjes “Manush Alimani” për prishjen e lulishteve në projektin për rikualifikimin duke thënë se më përpara është konsultuar me ata banorë.

Kryebashkiakja mohoi akuzat e banorëve ndaj saj. Statusin e kryeministrit Rama në facebook e quan një sulm politik ndërsa tregon se vetë kreu i qeverisë e ka financuar atë projekt. Kryebashkiakja paraqiti edhe disa pamje se si ishte zona më përpara dhe ndryshimet që do bëhen me projektin e ri për të treguar se asnjë prej akuzave nuk qëndrojnë.

Artikulli paraprakTOM DOSHI NË GJYKATË PËRBALLË FRROKUT
Artikulli tjetërSHTËPIA E TË MOSHUARVE, GATI PUNIMET E FAZËS SË PARË