120 fëmijë të lagjes numër 1 të qytetit te Shkodrës , e nisin këtë vit në mjediset e reja të kopshtit “Ngjyrat”, në përbërje të Qendrës së re Multifunksionale. Godina iu nënshtrua një rikonstruksioni të plotë, falë një projekti të Bashkisë së Shkodrës, i financuar nga Bashkimi Europian, i mbështetur edhe nga programet e UNDP Albania.E pranishme ka qënë kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e cila pasi inspektoi punimet e përfunduara u shpreh e kënaqur me punën e bërë.
Mjediset ofrojnë kushte optimale për fëmijët e moshave parashkollore, të ndarë në 4 grupe. Pas rikonstruksionit, është bërë mobilimi i mjediseve të brendshme, ndërsa për stinën më të ftohtë, në funksion do të jetë edhe ngrohja qendrore përmes kaldajës së instaluar
Me një fond 13 milion lekë, përveç kopshtit, është thuajse gati edhe çerdhja e re, qendra shëndetësore dhe zyrat administrative të kësaj lagjeje të qytetit. Rikthimi në funksionim i aseteve të Bashkisë Shkodër, ka qenë një prioritet me synimin e ofrimit të hapësirave të reja publike në shërbim të qytetarëve.