Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, priti në zyrën e saj këtë të shtunë Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit, mision it ë cilit është kërkimi shkencor dhe edukimi qytetar.

Takimi ka ardhur pikërisht në 20 shkurt, përvjetor i rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës. Kalendari i aktiviteteve të këtij autoriteti përfshin edhe projektin “Edhe muret kanë vesh”, pjesë e të cilit janë edhe artistë shqiptar jashtë kufijve të vendit. 

Përmes këtijn projekti synohet t’i jepet dritë një të vërtete e cila nuk duhet të harrohet dhe që brezat e rinj të njihen për detajet mizore të kohës më të errët për shqiptarët.

Artikulli paraprakMESHA MORTORE E VIKTIMAVE TË AKSIDENTIT, PËRLOTET MASSAFRA
Artikulli tjetërAUTORITETI I HAPJES SË DOSJEVE NË UNISHK