Fondacioni për zhvillimin dhe trajnimin realizoi në mjediset e hotel “Colosseo” forumin rural të Shkodrës. Të pranishëm ishin fermerë nga qarku i Shkodrës si dhe drejtues të institucioneve vendore dhe rajonale. Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi u shpreh se zhvillimi ekonomik rural është prioritet.
Drejtori rajonal i bujqësisë Mustafë Kraja i bëri thirrje fermerëve që të paisen me nipt pranë kësaj drejtoria si e vetmja mënyrë për të konkuruar në treg.Specialistja Mynire Mandija tregoi se prioritet është sektori blegtoral ndërsa 25 skema mbështeten nga shteti për bujqësinë.Më pas gjatë takimit fermerët e pranishëm kanë shfaqur problematikat dhe shqetësimet e tyre për të cilat do të shihet mundësia që të zgjidhen në të ardhmen.