Bllokimi i rrugës në Milot gjatë protestës së opozitës në datën 5 prill solli procedim penal për 23 deputetë dhe përfaqësues të saj, të cilët u akuzuan për trazira dhe moslejim të lëvizjes së automjeteve.
Në mesin e tyre është edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Kjo e fundit, në një prononcim për mediat u shpreh se ky ishte një veprim i tmerrshëm,
e megjithatë nuk mund të ndalen protestat pasi populli ka të drejtë të shpreh zemërimin e tij me të gjitha padrejtësitë.
Ademi tha se nuk jemi në komunizëm, edhe pse bijtë e komunistëve sot janë në poste drejtuese.
Bashkë me kryetaren e Bashkisë Shkodër, penalisht janë proceduar nga Policia e Shtetit një numër i madh deputetësh të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Protestat filluan që prej djegies së terminalit të taksës 5 euro në Rrugën e Kombit.