Bashkia Shkodër ka shumë pak prona të hipotekuara ndërsa qeveria në dy vitet e fundit ka një tendencë që të privatizojë pronat pa pyetur pushtetin vendor.

Kjo është deklarata e kryetares së bashkisë Voltana Ademi sipas të cilës në Shqipëri ende nuk janë transferuar dhe hipotekuar pronat për bashkitë. Kryebashkiakja tregon një rast konkret të dështimit të dhënies së një prone nga bashkia pasi disa prej anëtarëve të këshillit bashkiak bindën shumicën se ka parregullsi. Pavarësisht dështimit bashkia ka dy kërkesa të tjera nga dy biznese për prona publike. Shqipëria vjen nga komunizmi dhe për vetë kryebashkiaken është e vështirë të mendojë ndryshe sepse siç e thotë është rritur në atë sistem dhe ky është konteksti.

Artikulli paraprakBËRI SHERR ME CUNGUN, VLLAZNIA NDËRPRET KONTRATËN
Artikulli tjetërAMNISTIA, GJYQTARI NIKOLLI: AKT PËR TË SHFRYRË BURGJET