Në Shkodër investimet në sistemin arsimor nga qeveria janë zero. Kështu deklaroi në ditën e parë të vitit të ri shkollor kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi e cila evidentoi mungesën e investimeve në fushën e arsimit në territorin e kësaj bashkie.
Ademi theksoi se bashkia është e vendosur që me fondet e saj të fnancojë projekte nëpër shkolla, në përfshirje të së cilave është gjimnazi “Jordan Misja” dhe ish- shkolla Veterinare
Ademi pranoi se këtë vit ka reduktim të numrit të nxënësve dhe arsyeja është emigrimi i fëmijëve, megjithatë sipas Ademit deri tani nuk ka asnjë mbyllje të klasave
Këtë vit bashkia e Shkodrës sipas Ademit ka përmirësuar ndjeshëm kushtet e higjenës në shkolla.