“Shumë shpejt Shkodra do të ketë muzeun e saj të sportit”. Kështu u shpreh kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e cila thotë se në atë muze do të vendosen të gjitha trofetë e ekipeve të Vllaznisë.
Idea për muzeun është hedhur prej kohësh nga kryebashkiakja e Shkodrës dhe tashmë shumë pritet që të jetë një realitet që do t’i kthente qytetit një vlerë të munguar deri më tani.