Kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi akuzon kryeministrin Edi Rama si e keqja e Shqipërisë dhe shkaktari kryesor për mos hapjen e negociatave. Kjo deklaratë e Ademit u bë në Shkodër në një takim të lëvizjes së nisur “Për Shqiptarët Dielli Lind në Perëndim” e përbërë nga një grup aktivistësh dhe intelektualësh.
Kryebashkiakja tha se edhe Shkodra vazhdon që të jetë nën një situatë të vështirë në presion nga krimi.
Për ta rrëzuar këtë sistem të kryeministri Rama kryebashkiakja Ademi kërkon që të shpiken format e duhura si një domosdoshmëri për t’i thënë ndal kësaj qeverie.
Një nga aktorët kryesor të lëvizjes “Për Shqiptarët Dielli Lind në Perëndim” është Aulon Kalaja i mbështetur edhe nga personalitete të tjera të fushave të ndryshme.