“Shpresoj që të gjenden paratë dhe të zbatohet deri në fund projekti për stadiumin Loro Boriçi”.

Kjo është përgjigja e kryetares së bashkisë Voltana Ademi ndaj anëtarit të komitetit ekzekutiv Arben Dërvishi i cili la të kuptohet se pista e tartanit me shumë gjasa nuk do të bëhet. Pyetjes se a do ta marrë apo jo në dorëzim stadiumin nëse pista e tartanit nuk bëhet, kryebashkiakja thotë se shpreson që të zbatohet projekti në bazë edhe të marrëveshjeve dypalëshe. Kryebashkiakja përgjigjet edhe për ankesën tjetër të Dërvishit se stafi i bashkisë që do të menaxhojë më pas stadiumin duhet që të njihet me sistemin. Sipas Ademit tashmë ka nisur bashkëpunimi dhe punonjësit po trajnohen. Është premtuar nga Dervishi se stadiumi “Loro Boriçi” do të përfundojë për pak kohë duke qenë tërësisht gati për sezonin e ardhshëm në mënyrë që Vllaznia t’i zhvillojë aty takimet.

Artikulli paraprakQEVERIA AKORDON FONDIN, PËR “URËN E BAHÇALLEKUT”
Artikulli tjetërAKADEMIA VLLAZNIA, SKUADRAT SI EKIPE AMATORE LAGJESH