Në një vizitë kortezie kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi priti në një takim kryetarin e bashkisë Uskudar në Turqi Hilmi Turkmen. Gjatë kësaj vizite palët folën për mundësitë e bashkëpunimit. Kryebashkiakja Ademi propozoi që të përcaktohen disa pika konkrete.
Nga ana e tij kryetari i bashkisë Uskudar Hilmi Turkmen ftoi homologen Ademi për një vizitë në Turqi ndërsa u shpreh i gatshëm për të bashkëpunuar në fusha të ndryshme.Kreu i bashkisë Uskudar ka qenë edhe më përpara në Shkodër dhe e njeh këtë qytet. Takimi me kryebashkiaken Ademi erdhi edhe në kuadër të ditëve të Turqisë.