Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi është shprehur se merkata e Rusit shumë shpejt do të nisë punën sapo të përfundojë lidhja e kontratave me tregtarët të cilët do të pajisen me licencat përkatëse. Sipas Ademit deri tani janë regjistruar 95 subjekte të vogla që kanë aplikuar për të hyrë brenda në treg
Ademi theksoi se ka shumë prej tregtarëve të cilët nuk kanë aplikuar për të lidhur kontratat ndaj automatikisht ata nuk mund të jenë të formalizuar për të ushtruar të drejtën e këtij aktiviteti në atë treg
Merkata e Rusit tashmë ka përfunduar fale inisiatives se Bashkise se Shkodrës, nje investim i cili pritet te sjelle ndryshimin e imazhit dhe te sherbimit te ketij tregu ndaj konsumatoreve. Kështu, pas 28 viteve Shkodra do të ketë një treg në parametra bashkëkohorë të tregtimit dhe të sigurisë ushqimore.