Duket se ka drite ne fund te tunelit per invalidët e punës ne qarkun shkodër mbi çështjen e udhëtimit falas ne urbanet e qytetit.Nje dite me pare kryetarja e bashkise shkoder Voltana Ademi e cila ishte e pranishme ne nje konference për te verbër lëshoi edhe nje deklarate per kete çështje duke siguruar ndërkohe se ky problem do te marre zgjidhje një here e mire.Kryebashkiakja Ademi nënvizoi se është fare mire ne dijeni te ketij problemi jo pak te rendesishem.
Kryetari I invalideve te punes Myhedin Pirani e pershendet nismen e kryebashkiakes ndersa shpreh gjithe besimin se çështja ne fjale do te shkoje drejt zgjidhjes.Dhjetëra invalidë prej kohesh vuajnë mungesën e ketij shërbimi te udhëzuar me ligj i cili flet qarte per udhëtimin e tyre falas ne urbanet e qytetit.Shpesh kjo kategori është vene vënë përballë dy alternativave, të paguajnë biletën ose të zbresin nga autobusi. Shkeljet ndaj personave me aftësi të kufizuara kanë ndodhur në të gjitha linjat urbane qytetëse. Invalidet muaj me pare kercenonin me protesta nese pushteti vendor nuk do te zbatohet ky standart ndërkombëtar, i cili egziston në të gjithë botën.