Kryetarja e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi, përmes një statusi në Facebook ka falenderuar skuadrën e Vllaznisë për lojën e bërë sot (e shtunë, 27 maj) duke qëndruar në kategorinë superiore.

Në postimin e saj, Ademi thotë se ditët e ardhshme do të bëhet një analizë e plotë brenda klubit, por tani është moment vetëm për të thënë faleminderit.

Voltana Ademi – Faqja zyrtare: Faleminderim te veçante tifozëve! Kaluam një moment shumë të vështirë e krejtësisht të panevojshëm. Neglizhenca e ndokujt në disa ndeshje na bëri të vemë në pikpyetje qëndrimin në kategori e na largoi nga Europa që këtë vit e meritonim.

Sigurisht që, në ditët në vazhdim, duhet të bëhët një analize e plotë. Por sot është dita t’i themi faleminderit trajnerit, lojtarëve të rinj shkodranë dhe në veçanti tifozëve që e mbështetën skuadrën deri në fund.

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakPD ÇEL ZYRTARISHT FUSHATËN
Artikulli tjetërRAMA NË FACEBOOK: GJYNAH ASTRITI…