Kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi ka bere publik lajmin e miratimit te Palnit te Pergjithshem Vendor te Bashkise Shkoder.Permes nje postimi ne faqen e saj zyrtare ne Facebook,
Ademi i eshte drjetuar qytetareve shkodrane: Të nderuar bashkëqytetarë të Bashkisë së Shkodrës!Kam kënaqësinë e madhe t’ju njoftoj miratimin përfundimtar të Planit të Pergjithshëm Vendor (PPV) për Bashkinë e Shkodrës.
Ky plan tashmë është publikuar duke i hapur rrugën zbatimit.Plani i zhvillimit strategjik dhe urban është dokumenti më i rëndësishëm i hartuar dhe i miratuar në shërbim të zhvillimit të gjithanshëm të territorit dhe njëkohësisht,
një premtim i imi i dhënë në fushatën e vitit 2015, që tanimë sot është një realitet.
Ka qënë një punë e gjatë, e lodhshme, me shumë takime e konsultime, por që i’a ka vlejtur sepse sot ne kemi në dorë një instrument shumë të rëndsishëm për zhvillimin e Bashkisë së Shkodrës.