Mevlan Adili që prej ditës së sotme është zyrtarisht pjesë e ekipit të Vllaznisë teksa ka firmosur kontratën njëvjeçare me të.

Ai do t’i bashkohet atij në stërvitje ditën e mërkurë në Ohër dhe do të vijojë procesin stërvitor bashkë me pjesën tjetër të ekipit për t’u bërë gati për ndeshjen e parë të këtij viti, atë ndaj Flamurtarit që do të luhet më 22 janar.

Për faqen zyrtare të klubit, Adili ka thënë edhe fjalët e tij të para si futbollist i Vllaznisë duke deklaruar: “Zgjodha Vllazninë sepse më pëlqen si klub me shumë traditë 100 vjeçare, përpos kësaj kushtet që mu ofruan ishin të mira dhe për rrjedhojë arritëm këtë marrëveshje me sukses.

Fakti që trajner do të kem Mirsad Jonuz që është shumë i njohur në vendin tonë ngaqë ka qenë edhe trajner i kombëtares së Maqedonisë, besoj se do të më ndihmojë që të ambjentohem sa më shpejt me ekipin dhe të jap më të mirën për të”.

I pyetur ndërkohë se çfarë pretendon të arrijë duke luajtur me Vllazninë, qendërmbrojtësi 26 vjeçar shton: “Me Vllazninë do të dëshiroj të arrij objektivat e klubit në rradhë të parë dhe e dyta, të tregoj dhe t’u dëshmoj drejtuesve të klubit se nuk kanë gabuar që më besuan”.

Artikulli paraprakBASHA MBLEDH GRUPIN PËR REFORMËN ZGJEDHORE: SHUMË SHPEJT PROPOZIME KONKRETE
Artikulli tjetërLULJA MË E MADHE NË BOTË, E QUAJNË ‘KUFOMË’