Administrata publike këtë fundvit nuk do të organizojë asnjë drekë apo darkë festive me paratë e buxhetit të shtetit. Është ky urdhri i fundit i publikuar nga agjencia e prokurimeve publike i cili ndalon institucionet të hapin tendera për këto aktivitete.

Autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë mirëpërdorimin e fondeve publike si një ndër parimet kryesore të legjislacionit të prokurimit publik me qëllim plotësimin e nevojave konkrete të tyre dhe uljen e shpenzimeve procedurale.

Agjencia e Prokurimeve Publike sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura prokurimi me fonde nga buxheti i shtetit të cilat kanë si objekt prokurimi dreka/darka festive.

Urdhri I Prokurimeve
Prej vitesh institucionet shtetërore organizonin festa për punonjësit me fonde nga buxheti i shtetit. Ndonëse Agjencia e Prokurimeve Publike bëri të njëjtën thirrje vitin e kaluar përsëri u hapën mbi 20 procedura të tilla.

Të gjithë institucionet që do të bëjnë organizime festive për fundvit do të duhet t’i paguajnë shpenzimet nga xhepat e titullarëve te tyre.

Artikulli paraprakSTUDENTËT ULTIMATUM QEVERISË, ZBARDHET SHKRESA ME 4 KUSHTE
Artikulli tjetërBOJKOT UNIVERSITETIT, RIFILLON PROTESTA, STUDENTËT: HIQNI TARIFËN PËR PROVIMET E MBARTURA