Drejtuesi i Xhamisë Bushat, Ervis Molla priti përfaqësuesit e administratës së Bashkisë Vau-Dejes .
Kreu i kësaj Bashkie Zef Hila sëbashku me kryetarin e grupit të punës së PD-së për këtë zonë Gjokë Uldedaj uruan besimtarët myslimanë në këtë ditë të shënuar. Në dalje Kreu I Bashkisë Vau-Dejës dhe drejtuesi I Xhamisë së Bushatit Ervis Molla përcollen mesazhet e tyre me rastin e festes së Fiter Bajramit. Ndërsa në fjalën e tij Hila e quajti Bushatin model të bashkëjetesës ndërfetare.