Administrata e Zonave të Mbrojtura në Shkodër është duke u përgatitur për marrjen e masave në Parkun Kombëtar të Thethit dhe në plazhin e Velipojës.

Në pikën turistike të Thethit shumë shpejt pritet të përfundojë zyra Info Point e cila do të shërbejë si qëndër informacioni për cdo turist që viziton atë zonë.Ndërkohë që në Velipojë pritet të vendosën kullat e vrojtimit që ruajnë dhe sigurojnë jetën e qytetarëve.Këtë e bëri të ditur në një intervistë për “Star Plus” Kreu i Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha. Për Dardhën problem janë edhe ndërtimet pa leje të bëra në zonat e mbrojtura të këtij qarku dhe pas fazës evidentuese që kanë rezultuar 530 të tilla pritet të ndërmerret edhe faza finale që ka të bëjë me penalizimin e këtyre objekteve. Sic mësohet këtë vit Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Shkodrës do të organizojnë në Theth “Ditën e Bjeshkës” i cili ka si synim promovimin e bashkëpunimit të kësaj administrate dhe komunitetit në Parqet Kombëtare.

Artikulli paraprakOBLIKË, 30 FAMILJE DEBITORE NDAJ OSHEE PREJ 10 DITËSH PA ENERGJI ELEKTRIKE
Artikulli tjetërDËNIMI I LAZËR QUKAJ, REAGON OPERACIONE COLOMBA