Këshilli i Ministrave ka shpallur dje disa qindra vende vakante në të gjitha nivelet e shërbimit civil, që duhet të plotësohen këtë vit në institucione të ndryshme të administratës shtetërore.
Sipas Vendimit, të miratuar në mbledhjen e djeshme të qeverisë, numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2019, në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil, të jetë gjithsej 495 veta.
Vendet e punës të ofruara sipas niveleve apo kategorive janë: për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues 8; për kategorinë e mesme drejtuese 62; për kategorinë e ulët drejtuese 190 dhe për kategorinë ekzekutive 235 punonjës të rinj.
Lidhur me specialitetet që do të ofrohen për punonjësit në kategorinë ekzekutive janë, ato do të përfshijnë fusha si: Shkenca juridike; Audit i brendshëm; Shkenca ekonomike; Shkenca ekonomike/juridike;
Shkenca shoqërore; Shkenca sociale; Histori-filologji; Shkenca mjekësore; Veterinari; Agronomi; Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to; Kimi; Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;
Shkenca inxhinierike; Arkitekturë; Arkeologji dhe restaurime; Artet e bukura; Gjeodezi; Shkenca ekzakte; Shkenca edukimi; Mësuesi; Arsim i lartë ushtarak/policor; Arsim i lartë.
Vendimi do të hyjë në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Policia
Ndërkohë, me anë të një Vendimi tjetër, të marrë po ditën e djeshme, Këshilli i Ministrave kë vendosur njëkohësisht të hapë 100 vende të reja në Policinë e Shtetit, duke ulur me 100 vende të tjera pune personelin në ministrinë e Mbrojtjes, shoqëruar kjo masë edhe me transferimin e një numri fondesh buxhetore.
Në VKM thuhet se numri i punonjësve të Ministrisë së Brendshme, për vitin 2019, shtohet me 100 punonjës për Policinë e Shtetit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 14.249 punonjës. Në të njejtën kohë, numri i punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes, për vitin 2019, reduktohet me 100 punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të këtij institucioni në 8.866 punonjës.
Në Ministrinë e Brendshme, në programin “Policia e Shtetit”, shtohet fondi prej 61 milionë lekësh për shpenzime personeli, për vitin 2019, ndërkohë që ministrisë së Mbrojtjes, në programin “Forcat e luftimit”, i reduktohet fondi prej 61 milionë lekësh për shpenzime personeli, për vitin 2019.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 mars 2019.
Specialitetet që do të ofrohen për punonjësit në kategorinë ekzekutive
Shkenca juridike
Audit i brendshëm
Shkenca ekonomike
Shkenca ekonomike/juridike
Shkenca shoqërore
Shkenca sociale
Histori-filologji
Shkenca mjekësore
Veterinari
Agronomi
Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to
Kimi
Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme
Shkenca inxhinierike
Arkitekturë
Arkeologji dhe restaurime
Artet e bukura
Gjeodezi
Shkenca ekzakte
Shkenca edukimi
Mësuesi
Arsim i lartë ushtarak/policor
Arsim i lartë