Mungesa e profesionistëve në disa degë ka krijuar një sërë vështirësish edhe për administratën. Në raportin vjetor të Administrtës Publike theksohet se gjatë vitit 2022 janë shpallur në total 1070 vende të lira, nga të cilat janë plotësuar 830 prej tyre, apo rreth 78%. Të dhënat për vitin 2022, tregojnë se ka pasur mesatarisht rreth 17.9 aplikime për një pozicion. Karahasuar me vitin 2021 numri mesatar i aplikimeve për një pozicion është rritur me gati 3 aplikime më tepër.
Pavarësisht numrit të lartë të aplikimeve gjatë vitit që lamë pas rezulton se disa pozicione pune që duan specializim në një fushë të veçantë kanë qenë të vështira për t’u plotësuar. Në raport theksohet se ka mungesa të kandidatëve që zotërojnë një diplomë universitare në profilin agronomi, veterinari, zootekni, shkenca inxhinierike, e mjedisore. Po ashtu ne raportin e administrates publike thuhet se problem është edhe mungesa e kandidatëve me nivel të lartë arsimor si “doktoraturë” në qendrat e transferimit të teknologjive bujqësore, Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë.
Vendodhja gjeografike e pozicioneve të punës ka qenë një tjetër faktor që ka ndikuar në mosplotësimin e vendeve të punës pasi specialistët kërkoheshin në qytete si Ballsh, Shkodër, Gramsh, Pukë, Lushnje, Pogradec, Mallakaster, Gjirokastër, Krujë. Së fundmi qeveria ka marë masa që të nxisë të rinjtë të zgjedhin degë të cilat janë quajtur prioritet kombëtar dhe këtu përfshihen veterinaria,agronomia apo specialist të mjedisit