Një ditë më parë kryeveterineri i Agjencisë Rajonale të Shërbimit Veterinar Selim Kraja paralajmëroi mbylljen e tregut të gjësë së gjallë në “Stom-Golem” për shkak të mos plotësimit të kushteve higjeno-sanitare. Ndërkohë administratorët e këtij tregu kanë reaguar për Star Plus duke iu përgjigjur kryeveterinerit Kraja se kushtet janë optimale sipas detyrave që i përcakton ligji

Nga ana tjetër cështja e matrikujve nuk është detyrë e administratorit të tregut thotë Stolaj por e veterinereve që shërbejnë në njësitë administrative
Një pjesë e mirë e tregut ka qënë e mbuluar me cati por era e fortë e pak javëvë më parë ka shkatërruar cdo gjë duke i shkaktuar një dëm prej 8 milion lekësh

Ndërkohë veterineri I tregut të bagëtive I bën thirrje të gjithë atyre qtregtojnë gjënë e gjallë të bëjnë kujdes përpara se të hyjnë në treg, të jenë të pajisur me ceretifikatën përkatëse dhe matrikull

Administratorët e këtij tregu thonë se I kanë përmbushur të gjitha detyrat e lëna nga institucionet përkatëse për përmirësimin e kushteve higjeno-sanitare. Ndërkohë shumë shpejt bëhet e ditur se ky treg do të transformohet me qëllim përmirësimin e kushteve dhe garantimin e shërbimit dhe cilësisë tek konsumatorët

 

 

Artikulli paraprakM. E MADHE, 15 VATRA ZJARRI TË REGJISTRUARA NË 3 MUAJ
Artikulli tjetërKUSH E KA RADHËN? PREFEKTI:DISA DREJTORI NË GJUMË