Prezantimi i administratorit të ri Arben Ceni në Anën e Malit është shoqëruar me disa batuta që natyrisht i japin një lloj kuptimi situatave që kanë ndodhur më përpara por edhe ngjarjeve në të ardhmen. Administratori Ceni duke falenderuar anëtarin e këshillit bashkiak Marin Pema i cili ishtë i 21-ti në listën e PD,

lëshoi një batutë duke thumbuar këshilltarët e tjerë demokrat që kanë qenë në listë përpara Marin Pemës teksa tha se më mirë Marini që ishte i 21-ti se sa të tjerët që ishin para tij duke lënë të nënkuptohet të fundit në listë janë lodhur më shumë.Edhe deputeti i PD Helidon Bushati lëshoi një batutë për ish-kryekomunarin Xhevat Mollca i cili i përket partisë socialiste kur iu drejtua duke thënë se do fitojmë edhe në 2017-ën zgjedhjet qëndrore dhe se Mollcës nuk duhet t’i vijë keq.Batutat gjatë prezantimit të Arben Ceni si administrator në Anën e Malit kanë krijuar të qeshura por edhe janë mirëpritur për shkak edhe të traditës së mirë që ka ajo zonë.

Artikulli paraprakANA E MALIT, PREZANTOHET ADMINISTRATORI ARBEN CENI
Artikulli tjetërVLLAZNIA, SELMANI NXJERR TË PALARAT E KONTRATAVE