Kur jemi dy javë pas përmbytjeve që preken disa zona në njësinë administrative Gur I Zi ende nuk kemi një vlerë të dëmit të shkaktuar. Administratori Pjerin Marku tha se vlera e dëmeve të shkaktuara mund të arrijë në 1 miliard lekë edhe pse ende nuk ka një vlerësim zyrtar.

Administratori Marku kërkon që Këshilli I Ministrave të marrë një vendim për vlerësimin e këtyre dëmeve.

Kjo njësi administrative kishte rreth 500 ha tokë bujqësore të përmbytur dhe mbi 250 banesa me prezencë uji, ndërkohë që ende nuk ka nisur vlerësimi I dëmeve për t’I ardhur në ndihmë banorëve të dëmtuar.

 

Artikulli paraprak“NË 2010-ën U DËMSHPËRBLEVA, KËTË VIT PASURINË E MORI LUMI”
Artikulli tjetërHISTORITË E ISH STUDENTËVE QË U BËNË SIPËRMARRËS