Admir Tafili mohon akuzat: Në vrasjen e Ibrahim Manit nuk kam gisht.

Admir Tafili ka mohuar akuzat për porositjen e vrasjes së Ibrahim Manit nga burgu. Në seancën e radhës për grupin te Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, avokati i Tafilit ka deklaruar se Kristi Pine ka vepruar i vetëm për vrasjen e Manit në Shkodër. Sipas tij, Pine e ka vrarë Manin, pasi ky i fundit i kishte vrarë dajën në 1997. “Për vrasjen e Ibrahim Manit në Shkodër nuk ka motiv se duhet ta kryeja. Tafilaj nuk ka pasur asnjë indicie dhe nuk ka siguruar asnjë mjet, armë për të kryer këtë krim. Vrasja e Ibrahim Manit është kryer me vullnetin e Kristi Pines për arsye se ai i ka vrarë dajën në 1997. Pine ka shkuar i vetëm në Shkodër dhe i vetëm ka vepruar në vrasjen e Ibrahim Manit” thotë avokati në seancën për mbrojtjen. Admir Tafili akuzohet për porositjen e vrasjes së Manit, tentativën e vrasjes së Leonard Muratajt në Durrës, vendosjen e tritolit të Edmond Çakmashit dhe krijim të grupit kriminal nga burgu. Prokuroria kërkoi në pretencë në Korrik 2017; Për Admir Tafilin kërkohet burg për jetë Për Kristi Pinen 10 vite burg Për Dritan Peksanin 25 vite burg Për Elson Merdanin 25 vite burg Për Fatos Kokën 3 vite burg Për Klajdi Shermandhi 5 vite burg Për Alfred Qefaliajn 27 vite burg

Artikulli paraprakTRE ANËTARE TË APELIT DORËHIQEN NGA GJYKIMI I ISH-DEPUTETIT MARK FRROKU
Artikulli tjetërNDAHET NGA JETA AKADEMIKU DHE SHKENCËTARI SHQIPTAR I DIGAVE TË HEC-EVE