Policia ka gjetur prova të mjaftueshme shkencore që çuan në zbulimin e grupit kriminal që ekzekutoi biznesmenin Ardian Nikulaj. Ata kanë gjetur në bagazhin e makinës së përdorur nga Edmond Haxhia, qese, fatura tatimore, rroba, veshje si ato të grave myslimane, tip hixhab, doreza e shishe ujë. Ndërsa në magazinën e banesën e Haxhisë në fshatin Kakarriq, ekspertët kanë gjetur qese plasmasi, fatura të një marketi në Shkodër, një çamçakëz i konsumuar, një shishe ujë dhe nje facoletë e përdorur.

Më pas është ushtruar kontroll në dhomën 302 të hotel “Besa” ku qëndroi shtetasi britanik H.S. Aty u gjetën disa bishta cigaresh, nga të cilat u përftua profil genetik. Ato u krahasuan dhe rezultuan të njëjta me gjurmët e marra nga dorezat e gjetura në bagazhin e mjetit të marrë me qira nga E.H duke provuar shkencërisht lidhjen e H.S në këtë ngjarje. Sipas policisë, ai rezulton i proceduar 27 herë në Angli për posedim droge, dhunë dhe vjedhje.

Veç kamerave të sigurisë, prova kryesore sipas mediave që ka policia për atentatorin R.S., janë gjurmët e gjetura në një veshje hixhab të gjetur në bagazhin e makinës “Wolsvagen golf5”. Nga to u prodhua një profil gjenetik, i cili më pas rezultoi i njëjtë me atë të përftuar nga një çamçakëzi i gjetur ngjitur në traun e magazinës së shtëpisë së E.H.

Artikulli paraprakKANDIDATI I KOALICIONIT “BASHKË FITOJMË” TAKIM ME BANORËT NË BERDICË
Artikulli tjetërBE-JA LISTON PLATFORMAT E MËDHA ONLINE QË DO PËRBALLEN ME RREGULLA TË RREPTA