Një grup adoleshentësh shqiptarë, janë në qendër të vëmendjes së medias italiane, pasi kanë thyer dhe vjedhur dy shkolla, ku kanë marrë kompjutera dhe sende me vlera të konsiderueshme monetare.
Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në Xhenova, ku Policia i gjeti adoleshentët shqiptarë duke fjetur nëpër dhomat e tyre me materialet e shkollave që kishin vjedhur.Grabitjet thuhet se nuk kishin shumë kohë që kishin ndodhur.
Materialet ishin marrë në dy shkolla te mesme të Xhenovas, dhe kishin një vlerë prej rreth 20 mijë euro.
Në pranga ranë 7 adoleshentë, ndërkohë që krahas materialeve shkollore atyre iu gjetën edhe çelësat me të cilat ata kishin hyrë në ambientet shkollore.